David Beckham dhe Lewis Hamilton dy miq te mirë

David Beckham dhe Lewis Hamilton janë dy ndër britanikët më të talentuar të cilët janë të famshëm ne të gjithë botën, prandaj nuk është cudi që ata të jenë dhe dy miq të ngushtë. Së fundmi ata janë fotografuar mbrëmjen e së djelës në Super Bowl, së bashku me menaxherin e tyre. Sic dihet piloti i formula një dhe ish futbollisti 38 vjecar ndajnë të njëjtin menaxher, Simon Fuller. Ky i fundit është bërë i njohur pasi ka krijuar 'American Idol.'Një pjesë të mirë të kohës Lewis Hamilton dhe David Beckham e kane kaluar duke fotografuar me aparatët e tyre cellular. David u pa i veshur me nje xhaketë të gjatë ndërsa Lewis me një ngjyrë të zeze lëkure, dhe nje kapele në kokë. Ish futbollisti gjithashtu ka pozuar për koleksionin e ri te të brendshmeve te markës H&M, dhe mund të themi se seti i tij fotografik ka rezultuar i suksesshëm. Përsa i përketë bashekeshortes së tij Victoria, ajo nuk u pa për asnjë moment përkrahë bashkëshortit të saj prej më shumë se 1 dekade. Nëna e 4 fëmijëve të tij është një dizenjatore e njohur veshjesh , dhe mesa duket gjatë asaj mbrëmje ka qenë në krye të detyrës së saj.Përsa i përketë jetës së tij fmailjare, është bërë me dije se David është i interesuar për të blerë rezidencën e aktorit Matt Damon e cila kushton 11.5 milion dollarë, në Florida. Kjo e fundit përmban një sërë ambjentesh të cilat janë të mjaftueshme për shumë persona. 7 dhoma gjumi, 10 banjo, pishinë, kopësht i cili do t`i lejojë djemve dhe vajzës së tij të luajnë futboll, e shumë të tjera. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]