Drew Barrymore flet për familjen e saj!
Ajo është një ndër aktoret me të njohura e cila ka arritur te korr një sukses të merituar pas rolit në filmin 'Ëngjëjt e Carlit' së bashku me koleget e saj Cameron Diaz dhe Lucy Liu. Por tashmë që ajo është duke pritur fëmijën e saj të dytë, ka vendosur të bëjë nje pauzë nga karriera artistike për t'ju përkushtuar vetëm familjes . Drew Barrymore së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjoze 'People' ku ka folur për bashkëshortin, vajzën Olive e shumë të tjera. Aktorja pranoi :"Unë tashmë jam shtatëzanë dhe vendosa që familjes time t'i shtoja një anëtar të ri. Bleva nje qen dhe ja tregova bashkëshortit. Sapo e pa ai më pyeti 'Mos je e cmendur ?!' dhe unë i thash duke qeshur 'Po jam.'Por festa e të dashuruarve e cila vjen vetëm pas pak ditësh nuk do të festohet sic do vit për Drew dhe Will Kopelman. 38 vjecarja pohoi :"Kur je duke pritur një fëmijë nuk mund të festosh dot Shën Valentinin. Këtë vit ne do të qëndrojmë në shtëpi, së bashku me vajzën tonë Olivie. Vitin tjetër mbase do të dalim, do të pijmë ndonjë gotë verë , dhe më pas mund të bëjmë ndonjë gjë të vacant. Por këtë vit jo."Fëmija i dytë i aktores i përketë gjinisë femërore, dhe sigurisht pyetjet për vajzën e saj 16 muajshe Olivie nuk mund të mungonin. Kur u pyet se cfarë mendonte e vogla lidhur me ardhjen në jetë të motrës së saj, 38 vjecarja u shpreh :"Olivie është shumë e lumtur për këtë fakt. Ajo më shoqëron mua cdo të shtunë në një kurs që unë ndjek dhe ka nisur që t'i dojë shumë fëmijët . "[gallery link="file" columns="9" orderby="title"]