Miley Cyrus provokon me fotografitë e saj

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus e cila fillimisht u bë e famshme si një aktore pas rolit në serialin e dikurshem 'Hannah Montana' , gjithnjë ka thënë se është një fanse e cmendur e Madonnës, madje pasi bëri bujë me performancën në MTV verën e vitit te kaluar , ajo mori guximin të krahasojë veten me 55 vjecaren. Në një interviste të dhënë Miley tha se ajo kishte lënë një histori në MTV njësoj si Madonna në vitin 2003, kur ndahu një puthje me Britney Spears. Dhe tani ish e fejuara e aktorit Australian Liam Hemsworth ka pozuar njësoj si Madonna shumë vite më parë.MIely Cyruis e cila i përketë moshës 21 vjecare, ka pozaur për revistën 'German Vogue' njësoj si krijuesja e hitit 'Frozen' në vitin 1991. Miley shfaqet topless dhe shumë e buzëqeshur. Por përvec footgrafisë së kopertinës këngëtarja ka realizuar një set fotografik. Në njërën nga fotot ajo shfaqet me një palë bikini të zeza, të përngjashme me stilin e viteve 1950, ndërsa në një tjetër aparat fotografik ka fokusuar vetëm fytyrën e këngëtares.Nuk mund të lënë pa përmendur dhe një fotografi që ajo ka postuar në profilin e saj të rrjetit social Instagram ku shfaqet e zhveshur , në mes të dy djemve më të mëdhenj në moshë se ajo. Miley zbuloi se kjo ështe një fotografi e shkrepur për revistën 'W' , dhe ata që ndodhen pranë saj janë fotografët Mert Alas dhe Marcuss Pigott. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]