Charlize Theron dhe Sean Penn një familje!
Lidhja e Charlize Theron dhe Sean Penn tashmë është dicka që e dijnë të gjithë, dhe cifti asnjëherë nuk e kane fshehur ate që ndjejnë, për njëri tjetrin, por mesa duket Sean është duke marr përsipër rolin e babait të jetë e të voglit Jackson, djalit të adoptuar të së dashurës së tij . Cifti janë fotografuar nën shoqërinë e të voglit në një supermarket në Malibu, dhe kanë kaluar një ditë të gjatë duke zgjedhur artikuj të ndryshëm. Sigurisht Jackson preferoi të qëndronte së bashku me Sean , i cili po shtynte karrocën ku ai po qëndronte.Charlize ishte e veshur thjeshtë por me shumë shije. Aktorja gjithashtu ndahu një sërë bisedash me të dashurin e saj të famshëm, i cili e ndihmoi edhe me produktet që kishin blerë. Charlize Theron dhe Sean Penn janë fotografuar edhe gjatë javës së kaluar, përsëri së bashku me Jackson. Duke dashur që të miqësohet sa më shpejt me të birin e 38 vjecares , Sean i kushtoi atij nje vëmendje të vacantë madje po bënte të pamundurën që Jackson të qeshte. Shpesh ai u pa të luante me të dhe të bënte disa shprehje fytyre qesharake.Sean e ka pranuar zyrtarisht romancën që ka nisur me yllin e filmit 'Sweet November' gjatë evenimentit që ai organizoi disa javë më parë. Sic dihet 53 vjecari mbante në shtëpi një koleksion armësh pasi ishte shumë i dhënë pas tyre. Por gjatë deklaratës që ai ka dhene perpara të gjithë kolegëve dhe miqve të tij, ju desh të pranonte :"Tashmë koleksioni im i armëve nuk ekziston më dhe kjo falë Charlize. Ajo më bindi se ishte dicka tërësisht e padobishme për mua." Një ndër arsyjet përse aktorja ka këmbëngulur për këtë koleksion armësh ishte për shkak të fëmijërisë së saj të dhimbshme. Charlize ka qenë e pranishme kur nëna e saj i qëlloi për vdekje të atiti, në moshën 15 vjecare. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]