“Njeriu Mrekulli i Paqësorit”

Jose Salvador Alvarenga është personi që ka mbijetuar në një ishull të Paqësorit për më shumë se një vit duke konsumuar vetëm gjak breshkash, peshk të gjallë, dhe mish pulëbardhe.Ndërsa është nxjerrë sot në breg ai ka rrëfyer edhe për përvojën e hidhur që ka përjetuar në det.“Jam gjallë, jam gjallë dhe nuk mund ta besoj. Nuk mbaj mend shumë nga udhëtimi im. Gjithçka përmblidhet në një mendim deti, deti” u shpreh ai për mediat.Ai donte t’i telefononte gruas dhe vajzës së tij 10 vjeçare në El Salvador, por nuk mban mend emrin e fshatit apo numrin e telefonit. “Kam harruar shumë gjëra”, shprehet Jose. Ai ka harruar edhe moshën e tij, por beson se është diku mes 36 dhe 38 vjeç.Jose ka treguar se si bashkëudhëtari i tij, një djalosh mes moshës 15 dhe 18 vjeç, vdiq nën diellin e pamëshirshëm pa mundur të durojë ushqimin e gjallë që iu desh të hanin. Ai ka rrëfyer se trupin e tij e ka hedhur në det dhe i vjen shumë keq për ndihmësin e tij.Në 21 dhjetor 2012,  varka me të cilën udhëtonin Alvarenga dhe ndihmësi i tij u prish dhe ata mbetën në mëshirë të fatit.