Vdes aktori amerikan Philip Seymour Hoffman

Aktori amerikan Philip Seymour Hoffman, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Nju Jork. Policia tha se 46 vjeçari Hoffman është gjetur pa jetë në apartamentit të tij.Mjeku ligjor i Nju Jorkut po punon për të përcaktuar shkakun e vdekjes së Hoffgamit.Një zëdhënës i policisë tha se hetuesit gjetën dy qese të vogla plastike me substancë të dyshuar së është  heroinë.  Sipas policisë, aktori dyshohet të ketë gjetur vdekjen si pasojë e një mbidoze. Në të shkuarën ai kishte pranuar të kishte pasur probleme me drogën dhe vitin e kaluar u shtrua në spital, pasi kishte abuzuar me heroinën.Robert De Niro ishte në mesin e shumë aktorëve të tjerë që shprehin keqardhjen e tyre, duke e përshkruar atë si " një aktor i mrekullueshëm ".  George Clooney  shkruan në rrjetin social Twitter: "Nuk ka fjalë ... Është vetëm e tmerrshme . "Në një deklaratë , familja e tij tha: " Ne jemi të shkatërruar nga humbja e Phil tonë të dashur ".Hoffman la pas partneren e tij Mimi O'Donnell , dhe tre fëmijët. Hoffman fitoi çmimin Oskar, si aktori më i mirë në vitin 2006, për filmin Kapotat. I lindur në Fairport, në shtetin e Neë York, aktori 46-vjeçar ka marrë edhe tre nominime për çmimin Oskar, si aktori më i mirë jo-protagonist.Në vitin 2012, në Festivalin e Venecias, fitoi kupën "Volpi", si aktori më i mirë për filmin The Master.