Miranda Kerr vazhdon të postojë fotografi !
Njëra nga ëngjëjt e Victoria's Secret Miranda Kerr së fundmi ka postuar një tjetër fotografi ku shfaqet duke u bërë gati për të vazhduar punën e saj. Sic dihet kjo ka qenë një javë shumë e ngarkuar për bukuroshen Australiane, e cila ka qenë e angazhuar me 'New York Fashion Week'. Në fotografinë e publikuar , Miranda Kerr shfaqet duke parë veten në pasqyrë , me një tigër pellushi mbi sup. Por mund të themi se një pjesë të mirë të kësaj jave, Miranda ka arritur që të tërheqë vëmendjen vetëm me anë të footgrafive që ka publikuar nëpër rrjetet sociale.Ajo gjithashtu ka postuar një fotografi ku shfaqet me nje bluzë te bardhë dhe fytyra krijueses së hitit 'We Cant Stop'. Nëna e tre vjecarit Flynn ka pozuar në një mënyrë shumë joshëse duke fituar shumë pëlqime dhe komente. Miranda duket se është një mbështetëse e 21 vjecares, pasi në këtë bluzë shkruhej fjala 'LOVE'. Bukuroshja gjithashtu ka arritur që të shfaqet në një formë të shkëlqyer në rrugët e New York. Miranda është parë e veshur serioze, kryesisht me ngjyra të errta, dhe një pallto ngjyrë gri.Përsa i përketë djalit të saj Flynn, ai nuk është parë për asnjë moment përkrahë nënës së tij të famshme. Miranda dhe ish bashkëshorti i saj britanik Orlando Bloom, përpiqen t'ja bëjnë sa më të lehtë ndarjen e tyre të voglit. Ata kujdesen për të , dhe kanë premtuar se do të mbeten miq shumë të mirë.