Sytë e të vdekurve mund të rikthejnë shikimin te të verbrit

Tashmë për personat e verbër lind shpresa se mund të shikojnë sërish.  Shkencëtarët theksojnë se qelizat e marra nga sytë e personave të vdekur mund t’u rikthejnë shikimin njerëzve të verbër.Eksperimentet e kryera tek kaviet nga Stem Cells Translational Medicine, kanë treguar se qelizat njerëzore mund të rikthejnë shikimin kafshëve të verbëra.Por shkencëtarët theksojnë se kjo lloj ndërhyrje nuk do t’u siguronte njerëzve shikim aq të qartë sa për të lexuar por do të përmirësonte mënyrën e tyre të jetesës.Këto qeliza janë një lloj qelizash të cilat mund të transferohen në qeliza të specializuara në pjesën e pasme të syrit dhe mund të përdoren për të trajtuar një varg të sëmundjeve të të shikuarit.