Puff Diddy: Nuk jam fejuar
Ditën e shtunë të fundjavës së shkuar këngëtari i njohur Puff Diddy, postoi një fotografi në profilin e tij të rrjetit social Instagram , ku shfaqej një unazë prej diamanti. Më pas ai postoi nje status ku shkroi :"Zemër a të pëlqen ?! Unë thjeshtë dua të marr ate që të pëlqen ty. Dëshiroj të të bëj ty të buzëqeshësh."Mjaftoi vetëm nje status dhe një fotografi e publikuar për tu përhapur thashetheme se ata e kishin kurorezuar dashurinë e tyre disavjecare me nje fejesë. Por ditën e hënë Puff Diddy ka hedhur poshtë të gjitha këto thashetheme. Përfaqësuesi i këngëtarit ka dhënë një deklaratë për MailOnline ku ka thënë :"Ai nuk është i fejuar."P. Diddy emri i vërtetë i të cilit eshtë Sean Kombs ka nisur një romance me këngëtaren , dhe modelen Cassie Ventura ne vitin 2007, por në intervistat që ai ka dhënë është shprehur se ende nuk e ndjen veten gati për tu martuar. Sean u shpreh :"Kur të martohem këtë here dua që të jetë përgjithmonë. Nuk dua që të divorcohem nga femra me të cilën do të krijoj një familje." Krijuesi i shumë hiteve është baba i pesë fëmijëve nga tre gra të ndryshme.Justin, Christian, Jessie,D'Lila dhe Chance, këto dy të fundit janë vajzat e tij binjake, të cilat dëshirojnë që në të ardhmen të bëhen modele.Cassie e dashura e tij prej shumë vitesh me të cilën këngëtari ka realizuar edhe një bashkëpunim në vitin 2009 të quajtur 'Must Be Love', datën 13 janar ka postuar një fotografi në profilin e saj të rrjetit social Facebook. Në këtë fotografi ajo shfaqej së bashku me Sean Combs, në Londër gjatë një mbrëmje festive. Ajo e cila bie në sy në mënyre te menjëhershme është unaza në gishtin e saj. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]