Pakistan, Musharraf pritet të dalë para gjykatës

Pritet që ish- presidenti pakistanez, Pervez Musharraf të dalë para gjykatës.Musharraf akuzohet për tradhti, për pezullim të Kushtetutës dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në nëntor të vitit 2007.Por, mbetet e paqartë nëse Musharraf, do të paraqitet në gjykatë.Ky rast ka rritur tensionet mes ushtrisë së fuqishme të Pakistanit dhe qeverisë së saj civile.Musharraf herën e parë nuk ishte paraqitur në gjykatë me pretendimet se kishte problemet shëndetësore.Urdhër i fundit që Musharraf të paraqitet në gjykatë ishte lëshuar javën e kaluar.Avokatët e Musharraf, kanë kërkuar që atij t'i lejohet të udhëtojë jashtë vendit për trajtim mjekësor.