Autobusi bie në greminë,14 të vdekur në Nepal

Katërmbëdhjetë persona kanë gjetur vdekjen ndërsa 7 të tjerë janë plagosur sot në Nepal, pasi autobusi me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe ra në greminë.Sipas mediave ndërkombëtare autobusi ra nga 200 metra lartësi, në qarkun verior Palpa të Nepalit.Policia dyshon se shoferin e autobusit mund ta ketë zënë gjumin.Sipas medieve ndërkombëtare raportohet se rreth 30 persona kanë qenë në autobus në kohën e aksidentit.Ushtria dhe policia të ndihmuar nga banorët , kanë nisur kërkimin e të mbijetuarve të tjerë.