Fundoset një anije në Bangladesh,mbyten 11 persona

Të paktën 11 persona u mbytën, pasi anija me të cilën udhëtonin u fundos në veri-lindje të Bangladeshit, njoftoi policia.Sipas forcave të rendit, shkak i kësaj katastrofe besohet të jetë një zjarr në motorin e anijes.Anija po transportonte mbi 100 pasagjerë në lumin Surma, në afërsi të Doarabazar në qarkun Sunamganj, që gjendet rreth 200 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit Daka.Zjarri në anije besohet se ka shpërthyer në kuzhinë, ndërsa tymi ka shkaktuar panik mes udhëtarëve, para se anija të fundosej.Mediat lokale raportojnë se shumica e pasagjerëve ishin punëtorë të cilët po shkonin në punë në një gurore.