Turqia aprovon ligjin për kontroll të rreptë të internetit

Parlamenti i Turqisë ka miratuar një ligj me të cilin shtohet kontrolli i shtetit mbi internet.Legjislacioni do t’i mundësojë autoritetet qeveritar të telekomunikimit që të bllokoj qasjen në faqe të ndryshme të internetit, pa autorizim nga gjykata, nëse përmbajtja është “fyese” ose dhunon privatësinë.Ky ligj po ashtu do t’i shtyjë kompanitë e shpërndarjes së internetit, që të ruajnë të dhënat për përdoruesit e internetit për dy vjet rresht, dhe të njëjtat t’i ruajnë për autoritetet kur t’ju kërkohen.Votimi i ligjvënësve është bërë të mërkurën mbrëma në Ankara, ndërsa është përqendruar në masat që janë pjesë e një pakoje të gjerë legjislative.Pjesa tjetër e ligjeve pritet të miratohet sot, dhe të nënshkruhet më pas nga kryetari i parlamentit.Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në New York, ka thënë se masat shtrënguese të internetit do të “shtojë” presionin mbi gjendjet tashmë “të mjerë” të lirisë së shtypit në Turqi.BE: Shqetësim për kufizimet e Internetit në TurqiKomisioni Evropian thotë se ka “shqetësime serioze” për legjislacionin e ri në Turqi, me të cilin shtohet kontrolli i qeverisë ndaj Internetit dhe qasjes publike në informacione.Zëdhënësi i KE-së, Peter Stano, tha se legjislacioni që është miratuar dje nga Parlamenti i Turqisë, do ta kufizoj lirinë e shprehjes.Sipas tij, prej se Turqia është vend kandidat për pranin më BE, legjislacioni duhet “të rishqyrtohet në linjë me standardet evropiane”.Legjislacioni i lejon autoritetit qeveritar të telekomunikimeve që t’i bllokoj faqet në Internet nëse vlerëson se ato janë “fyese” ose paraqesin shkelje të privatësisë.