Itali, shpëtohen mbi 1,000 emigrantë në det

Marina italiane ka shpëtuar mbi 1,100 emigrantë të cilët udhëtonin në nëntë varka të mëdha në ujërat e Sicilisë, njoftojnë autoritetet.Kjo është vala e fundit e emigrantëve që vijnë nga Afrika Veriore në kërkim të një jetë më të mirë në Evropën Perëndimore.Helikopterët patrullues kanë parë anijet e mbingarkuara të mërkurën ndërsa katër anije ushtarake kanë marr pjesë në shpëtimin e tyre të enjten, thuhet në një njoftim.Marina italiane nuk ka dhënë hollësi për prejardhjen e emigrantëve.Italia llogaritet si porta kryesore e hyrjes për në Evropë të emigrantëve që vijnë përmes rrugëve detare.