Merkel dhe Erdogan diskutojnë raportet bilaterale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2014, 12:29
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, do të diskutojë për marrëdhëniet bilaterale të Turqisë me Gjermaninë të martën në Berlin, gjatë një takimi me kancelaren Angela Merkel.Bisedimet ndërmjet tyre pritet të përqëndrohen edhe në konfliktin e Sirisë, dhe përpjekjeve për të ndihmuar refugjatët sirianë në Turqi.Erdogan po zhvillon vizitë një ditore në Berlin, ndërsa gjatë qëndrimit atje do të mbajë një ligjeratë edhe për rolin e Turqisë në botë, dhe do t’i drejtohet turqve që jetojnë në Gjermani.Ditë më parë, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Stenimeier ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i mbaj dyert e hapura për integrimin e Turqisë në këtë bllok.