Arrestohet vrasësi i gjashtëfishtë në Kinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2014, 08:30
Policia kineze ka deklaruar se ka arrestuar vrasësin e dyshuar të gjashtë personave në krahinën Yunnan.Një zëdhënës i qeverisë në krahinën Yunnan, tha se i dyshuari Shao Zongçi është prangosur të hënën, pas katër ditë në arrati.39 vjeçari, akuzohet se me një automatik ka vrarë dy persona që besohet se kishin pasur një lidhje intime me gruan e tij.Gjithashtu i dyshuari ka vrarë edhe gratë e këtyre burrave, dhe djemtë e tyre.Vrasjet kanë ndodhur të premten e kaluar, një natë para fillimit të vitit të ri lunar, në kohën kur familjet ishin mbledhur për të festuar në shtëpitë e tyre.