SHBA,Bernanke largohet nga Rezerva Federale

Kryetari i Bankës Qendrore ose Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke, u largua të premten nga ky post pasi drejtoi ekonominë më të madhe të botës gjatë disa vite vështirësisht. Bernanke u vlerësua për menaxhimin e krizës dhe u kritikua për mos përfundimin e reformave.Ben Bernanke theksoi se menaxhimi i krizës ekonomike në 2008-ën ishte si të ngisje një makinë dhe shmang për pak një përplasje të tmershme.“Mendoj se është në natyrën time të përqendrojen tek problemi. Isha më i zhytur në atë që po ndodhte dhe përpiqesha të gjeja zgjidhje se sa të reflektoja”.Bernanke dhe kolegët e tij morrën masa si asnjëherë më parë për të ulur interesat bankare. Ulja e interesave kishte si synim mëkëmbjen e ekonomisë, duke e bërë më të lehtë për bizneset dhe familjet të merrnin huatë që u duheshin për blerjet kryesore. Si rrjedhim, ekonomia filloi të rritej.Kritikët thonë se Bernanke nuk arriti të vërë re se tregu amerikan i shtëpive po rritej me një ritëm të pajustifikuar. Disa probleme në tregun e shtëpive luajtën rol kyç në krizën financiare.Të tjetë thonë se Rezerva Federale duhet ta kishte shpëtuar firmën financiare Lehman Brothers, që falimentoi dhe tronditi tregjet.Bernanke, ish profesor i Universitetit Princeton, thotë se studimi i tij i thellë i Krizës së Madhe Ekonomike e ndihmoi të përballonte këtë krizë. Ai thotë se kjo do t’i ndihmojë kritikët dhe të tjerët të kuptojnë veprimet e tij.“Ne shpresojmë se me përmirësimin e ekonomisë dhe me informacionin që do të publikohet për çfarë ne bëmë si të domosdoshme në interes të publikut, do të shikohet se qëllimi i veprimeve tona ishte të ndihmohej amerikani i mesëm”.Ndoshta kjo prirje e Bernankes mund t’i bëjë më të kuptueshme veprimet e Bankës Qendrore.Ai përdori një gjuhë më të qartë për të përshkruar veprimet dhe qëllimet e Rezervës Federale dhe filloi të mbante konferenca shtypi rregullisht, me shpresën se investitorët e mirëinformuar mund të merrnin vendime më të mira me më shumë informacion dhe me më pak panik.