OBSH jep alarmin për rritjen e rasteve me kancer

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin për rritjen e rasteve me sëmundjen e kancerit në të gjithë botën.OBSH-ja thekson se qeveritë  duhet të shfrytëzojnë më mirë vaksinat dhe politikat e shëndetit preventiv publik në luftën kundër kancerit, pasi trajtimi i sëmundjes ende nuk është parandalues.Kërkimet e fundit tregojnë se raste të reja me kancer janë shtuar për afërsisht 14 milion raste brenda vitit 2012.OBSH thotë se rastet me sëmundjen e kancerit po shtohen shpejt në vendet në zhvillim në kontinentin e Afrikës, Azisë dhe Amerikën Qendrore dhe Jugore.Sipas OBSH-së, kanceri ka prekur edhe shtetet më të pasura.Në vitin 2010, kostoja ekonomike nga kjo sëmundje, llogaritet të jetë rreth 1.16 bilion dollarë.OBSH ndërkaq shton se përpjekjet për të ulur normat e obesitetit dhe pirjes së duhanit, janë ndër mënyrat më të mira për të ulur shkallën e kancerit në nivel global.