Siri, rifillojnë sulmet nga ajri në Aleppo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2014, 07:45
Grupet e veprimtarëve sirianë kanë deklaruar se qeveria ka rifilluar sulmet nga ajri mbi qytetin verior të Aleppos dhe nga këto sulme u vranë 30 persona.Grupet e opozitës thanë se një xhami që po përdorej si shkollë është mes ndërtesave që janë goditur me predha. Sipas tyre nga sulmet në xhami u vranë pesë persona.Qeveria siriane nuk i ka konfirmuar këto njoftime. Agjencia shtetërore e lajmeve SANA thotë se një grua dhe një fëmijë u vranë dot në Aleppo, pasi “terroristët” siç shprehet agjencia, goditën me predha.