Rusia e gatshme për raundin e ri të bisedimeve në Gjenevë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2014, 08:30
Rusia ka deklaruar se si aleate e Sirisë do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve për paqe me opozitën.Ky njoftim erdhi pas bisedimeve që janë zhvilluar në Moskë, ndërmjet Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe kreut të opozitës sirian Ahmed al-Jarba, i cili kryeson Këshillin Kombëtar të Sirisë dhe përkrahet nga perëndimi.Udhëheqësit e grupeve të moderuara rebele, pritet të marrin pjesë në bisedimet e planifikuara që të rifillojnë me 10 shkurt në Gjenevë.Raundi i parë i bisedimeve përfundoi të premtën e kaluar pa ndonjë rezultat.