Kiev, Kuvendi debaton për mandatin presidencial

Parlamenti ukrainas pritet të debatojë sot, për ndryshimet kushtetuese, të cilat do të reduktonin pushtetin e Presidentit.Presidenti Viktor Yanukovych, pwr të cilin opozita kwrkon tw dorëhiqet, është kthyer të hënën në punë, pas katër ditësh pushimi.Ai ka thënë se Ukraina duhet “t’i thotë jo esktremizmit, radikalizmit, dhe nxitjes së dhunës në shoqëri”.Sipas tij, e tërë kjo po nxitet nga “dëshira për pushtet”.Një aleate parlamentare e Yanukovych citohet të ketë thënë, nga mediat lokale, se lideri ukrainas është i gatshëm të thwrrasw zgjedhje të parakohshme, nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje paqësore për krizën politike.Yanukovych ende nuk ka reaguar për komentet e partnerit të tij parlamentar, Yuri Miroschnichenko.Rusia i ka bërë thirrje liderëve opozitar që “tw shmangin kërcënimet dhe ultimatumet” dhe t’i bashkohen dialogut me qeverinë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën.