Obama diskuton për forcat amerikane në Afganistan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2014, 08:15
Presidenti amerikan, Barack Obama, është takuar me zyrtarë të lartë të mbrojtjes për të diskutuar për Afganistanin.Shtëpia e Bardhë, tha se në takim ka qenë edhe Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel dhe gjenerali Joseph Dunford, komandant i forcave ndërkombëtare në Afganistan.Takimi vjen pasi zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar presidentit afgan, Hamid Karzai, që të nënshkruajë një pakt sigurie që do të lejojë disa trupa amerikane të mbeten në vend edhe pas vitit 2014, kur forcat ndërkombëtare do të largohen.Të hënën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se marrëveshja duhet të nënshkruhet brenda "javësh,e jo muajsh".