Shefi i ushtrisë egjiptiane Al-Sissi garon për president
Komandanti i ushtrisë egjiptiane, Abdul Fattah al Sisi do të garojë për president I Egjiptit. Ai tha seme këtë veprim do të plotësojë dëshirën e popullit egjiptian."Unë nuk do ta refuzoj kërkesën e popullit. Unë do ta bëj këtë për të rikthyer tek ata besimin tek vota e lirë", tha Al Sisi.Lidershipi ushtarak shprehu mbështetjen për kandidaturën e tij muajin e kaluar, duke e ngritur edhe në gradën e marshallit. Sipas analistëve Al Sisi pritet të fitojë bindshëm nëse kandidatura e tij zyrtarizohet. Ai është bërë një figurë shumë popullore në Egjipt që kur ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin pro-islamik Mohammed Morsi korrikun e kaluar, pas protestave masive.Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në rrugë demokratike, aktualisht ndodhet në burgim dhe po përballet me katër procese gjyqësore të ndryshme. Zgjedhjet presidenciale në Egjipt pritet të mbahen brenda gjashtë muajsh.