Zhvillimi i i biznesit në Berat, vihet ne zbatim projekti botëror “BID”
Pas përfundimit të investimit të pedonales në qytetit e Beratit do të nis funksionimi i Zonës pë Zhvillimin e Biznesit, e cila në botë, por tashmë dhe në vendin tonë njihet si projekti "BID". Të gjitha bizneset që ndodhen në shëtitoren e qytetit, do të jenë sëbashku në një partneritet publik dhe privat.Falë këtij bashkëpunimi pronarët dhe sipërmarrësit zgjedhin të japin kontributin kolektiv për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe promovimin e zonës së tyre tregëtare.Paralelisht me investimin qe po kryhet janë zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit e Fondit Amerikan të Zhvillimit, investitor i këtij projekti, bizneseve dhe specialistë të Bashkisë së Beratit me qëllim që sapo punimet të përfundojnë të nisë fuksionimi i kësaj zone.Janë 38 biznese që fitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga ky projekt dhe 20 të tjerë në mënyrë indirekte.Nga ana e Bashkisë është vendosur që të ardhurat që mblidhen nga këto biznese do të kalojnë në emër të shoqatës. Janë rreth 1.2 milionë lekë të reja në vit dhe do të përdoren nga nevojat e biznesit të kësaj zone, pohoi Blana.