Zaptimi i hapësirave publike, “ngrihet” tregu në mes të bulevardit kryesor

Sheshi dhe bulevardi kryesor ne qytetin e Elbasanit vazhdojne te akumulojne probleme te shumta, duke humbur funksionin e tyre nga dita ne dite.Si te mos mjaftojne problemet e shumta ne inftrastrukture, ne kete zone me rendesi te veçante per qytetaret elbasanas, po lulzon nje treg i ri, ai i shitjes se automjeteve.Pavaresisht se keto automjete jane vendosur ne qender te qytetit dhe kane zaptuar hapesirat publike, deri me sot askush nga organet kompetente nuk ka reaguar.I kontaktuar nga Ora News, shefi i policise bashkiake te ketij qyteti, Abedin Hitaj, eshte shprehur se do te nise menjeherë verifikimi i automjeteve dhe nepermjet akt-kontrollit do te kerkohet qe brenda 5 diteve te lirohet kjo hapesire e zaptuar,ne te kundert keto automjete do te sekuestrohen.Qyteti i Elbasanit ashtu si edhe qytetet e tjera te vendit po perballet me kaos urbanistik, ku mania e shfrytezimit te hapesirave publike per te nxjerre te ardhura po kalon çdo kufi dhe thyer çdo ligj.Te vetmit qe ndjejne keto shqetesime natyrisht qe jane qytetaret te cilet vazhdojne te paguajne taksa ndaj institucioneve vendore, per ndriçim, gjelberim apo hapesira publike, qe per ironi te fatit,gjate koheve te fundit bulevardi kryesor i Elbasanit nuk ofron asnje prej tyre.