Kukës, informaliteti në subjektet e punësimit, kontrollet konstatojnë shkelje të shumta
Subjektet private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qarkun e Kukësit nuk deklarohen, duke rritur kështu informalitetin.Inspektimet e bëra nga ekspertët, tregojnë se shumica e subjekteve nuk deklarohen, ndërkohë që nuk kanë të përfshira në skemën e sigurimeve shëndetësore e shoqërore punonjësit e tyre. Ky fakt behet me dije nga Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror të punës, Dashurie Visha.Përveç kësaj, Visha thotë se këto subjekte nuk kanë të ngritur as këshillin e sigurisë dhe shëndetit në punë, ndonëse ligji e parashikon një gjë të tillë.Sipas statistikave të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, del në pah fakti se në qarkun e Kukësit nuk janë deklaruar më shumë se 210 subjekte të cilta janë të paregjistruara.Inspektoriati Shtetëror i Punës ka bërë më shumë se 377 inspektime tek të gjitha subjektet, me qëllim zbatimin e ligjit dhe vendosjen e masave administrative për të gjithë ato subjekte që nuk janë të rregullt.