Shkollat profesionale, mungojnë tekstet, nxënësit mësojnë me shënime

Pavarësisht se në dy vitet e fundit zgjedhjes së profesioneve u është dhënë shumë prioritet nga Ministria e Arsimit, përsëri nxënësit po perballen me kushte të vështira. Edhe pse eshte mundësuar krijimi e ambienteve, ende nuk ka gjetur zgjidhje pajisja e tyre me tekste shkollore.Drejtori i shkolles profesionale “Petro Sota” ne qytetin e Fierit, Dritan Petova pohon se tekstet ne pjesen me te madhe mungojne. Sipas tij shtepite botuese nuk kane plotesuar kontratat e lidhura me Ministrine e Arsimit.Por si te mos mjaftoje ky fakt, mungesa e teksteve shkollore shoqerohet edhe me mungesen e bazes materiale. Vitet e fundit është shtuar interesi për shkollat profesionale, pasi nxënësit dalin më shpejt në tregun e punës duke bërë që profesionet të kenë një interes më të madh.Shkollat profesionale përgatiten që çdo vit të dyfishojnë numrin e nxënësve në degë të ndryshme, ku me te kerkuara mbeten mekanika, tekonolgji informatike, elektriciste etj.