Berlini kërkon nga BE të rinisë bisedimet mbi anëtarësimin e Turqisë

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier , ka thënë sot se është e rëndësishme që “dyert e Bashkimit Evropian të mbesin të hapura për Turqinë”.Ai ka bërë thirrje edhe që të hapen dy kapituj të ri të negociatave për përafrimin e Turqisë me BE-në, lajmërojnë mediat ndërkombëtare.Steinmeier është takuar të hënën me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu, kurse pas takimit ka thënë se Brukseli duhet të hapë kapitujt që ndërlidhen me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut.“Kjo do të mundësonte negociata serioze për atë se çfarë gjendje është momentalisht në Turqi”, ka thënë Ministri gjerman.Negociatat për përafrimin e Turqisë me Bashkimin Evropian kanë filluar në vitin 2005, për t’u ndërprerë shumë shpejt.Skandali i korrupsionit që ka trazuar Turqinë vitin e kaluar, vlerësohet se vetëm sa ka rritur përmbajtjen e Brukselit për të çuar proçesin para me Ankaranë zyrtare.