Rusi, një nxënës merr peng 20 persona, netraulizohet
Një student i cili hyri në një shkollë të mesme në Moskë dhe mori më shumë se 20 nxënës peng është neutralizuar. Sipas autoriteteve ruse i riu i armatosur vrau një polic dhe një mësues të biologjisë. Një tjetër polic u qëllua dhe u plagos.Tani të 20 nxënësit e tjerë janë liruar dhe janë në gjendje të mirë."Personi i cili mori 20 nxënës dhe një mësues peng është një nxënës i shkollës. Ai është neutralizuar dhe të gjithë pengjet janë liruar " tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme në TV shtetëror.Një zyrtar i shkollës mediave ruse se të gjithë fëmijët dhe mësuesit janë evakuuar nga shkolla pas incidentit . Personi i armatosur hapi zjarr ndaj oficerëve të policisë menjëherë pasi ata arritën në vendin e ngjarjes.Incidenti, në periferi të kryeqytetit rus, vjen në një kohë kur Rusia po përgatitet të presë Lojërat Olimpike Dimërore që do të nisë në Soçi këtë javë.