Pakistan, sulm vdekjeprurës në një kinema

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe më tepër se 30 janë plagosur, pasi persona të panjohur i kanë hedhur dy granata brenda një salle kinemaje, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi mbrëmë vonë në qytetin Peshavar.Më herët, zyrtari i lartë policor, Faisal Mukhtar, tha se tre persona janë vrarë ndërda më pas kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë.Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.Peshavari është në ballë të linjës së parë të luftës së forcave të Pakistanit kundër militantëve islamistë.