Foto mahnitëse nga varri 3 mijë vjeçar i Faraonit të Egjiptit

Këto foto mahnitëse i përkasin varrit të Faraonit të Egjiptit Ramesses IV, i cili u ngjit në fron në vitin 1156 para Krishtit, por mundi të mbretëronte për 6 vjet.Andrey Nekrasov, fotografi nga Ukraina, pas shumë përpjekjesh arriti të merrte një leje nga qeveria egjiptiane për të fiksuar këto pamje të cilat janë vërtetë mahnitëse.“Brenda tij ishte shumë bukur, e pamjaftueshme për t’u shpjeguar me fjalë. Misteri më i madh është se si kanë mundur njerëzit 3 mijë vjet më parë të krijojnë diçka kaq të jashtëzakonshme”, shprehet Nekrasov.Tre mijë vjet pasi u krijua, varri i vendosur në Luginën e Mbretërve, në Tebë, Egjipt, ai ruan në mënyrë të habitshme bukurinë e vet të jashtëzakonshme.Ramesses IV u ngjit në fron pas largimit të Ramesses III, por duke qenë se bëhej fjalë për një periudhë shumë të vështirë ekonomike, megjithëse varri i tij është shumë i madh, ai konsiderohet relativisht i thjeshtë në dizajn dhe dekorim.