Leo Michelle: "Ai është duke parë gjithcka që unë po bëj"
Ndarja nga jeta e aktorit canadez Cory Monteith gjatë verës së vitit të kaluar ishte një ndër lajmet më të përhapura. Ylli i serialit `Glee` dhe njëkohësisht partneri i Lea Michelle aktores me të cilën është njohur në këtë serial , u nda nga jeta si pasojë e abuzimit me alkolin dhe lëndët narkotike. Trupi i tij u gjet i pajetë në dhomën e nje hoteli, duke bërë shumë persona ta vuajnë humbjen e tij. Përvec familjes, Lea Michelle me të cilën ai kishte vendosur që të ndante jetën dhe shume shpejt do të shpërnguleshin për të jetuar së bashku në një rezidencë, nisi që të kthehej në qendrën e vëmendjes nga gazetarët të cilët I kërkonin shpjegime dhe intervista për ate që kishte ndodhur.Por tani që kanë kaluar 6 muaj pas kësaj që ka ndodhdur Lea, e cila I përketë moshës 27 vjecare ka dhënë një intervistë për revistën `Teen Vogue` qe do te dal në treg muajin mars. Këtu ajo ka patur rastin të flas edhe për muzikën , pasi përvecse një aktore ka arritur që të bëjë për vete audiencën edhe me vokaline saj. Lea tha :"Gjatë marrëdhënies time me coryn kam qenë personi më I lumtur, por tani që ehumba dhe kanë kaluar 6 muaj unë vendosa të sfidoj veten. Mora përsipër që të regjistroj albumin tim `Launder` dhe kështu po ndodh. "Kur u pyet se cfarë mendonte Cory për muzikën e saj Lea tha :"Ai dëgjonte cdo këngë timen dhe më vinte notën që meritoja. Atij I pëlqente shumë kënga Battlefield, por e preferuara e tij ishte `Burn With You`. Madje ate ditë erdhi me mua në studion e rregjistrimit. Unë e di se ai është duke parë gjtihcka që unë po bëj dhe kjo gjë më ben shumë të lumtur. Në qoftë se do të bie jam e sigurt që miqtë e miq më të mirë dhe familja ime do të jenë atje për të më mbajtur." Përfundoi ajo. Albumi I Leas `Launder` do të hidhet në treg datën 28 shkurt. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]