Britney Spears vazhdon të mos reagojë kundrejt thashethemeve

Këngëtarja e njohur Britney Spears vazhdon të mos reagojë kundrejt thashethemeve që janë përhapur për të kohët e fundit. Vazhojnë që të qarkullojnë fjalë se ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me avokatin David Lucado dhe gjithcka nisi të bëhej akoma dhe më e besueshme pasi ne gishtin e këngëtares u vu re një unazë. Britney e cila është nëna e dy djemve nga martesa e saj me Kevin Fedrline, është fotografuar duke marr nga stërvitja e basketbollit Jayden dhe Sean Preston. Këngëtarja u pa e veshur thjeshtë dhe me ngjyra të ndezura, ndërsa 7 dhe 8 vjecari vazdhonin që të luanin dhe të vraponin përreth nënës se tyre.Britney spears dhe David Lucado fillimisht e kanë nisur romancen e tyre 8 muaj më parë pasi miqtë e tyre te përbahskët i prezantuan në një club nate në Virxhinia. Në intervistat që ajo ka dhënë është shprehur se pavarësisht kohës që kanë kaluar së bashku përsëri është shumë e dashuruar me të. 32 vjecarja pranoi :"Ai është një person shumë i sjellshëm, dhe i humorit. Më pëlqen shumë , madje jam e dahsuruar me të." Pohoi krijuesja e hitit "Perfume" për emisionin e moderators së njohur Ellen DeGeneres.Përsa i përkete dy djemve të saj të vegjël, pak ditë më parë Britney dhe një intervistë për revistën Vegas ku u shpreh se ishte nje nënë e cila shqtësohej shumë për ta. Ajo rrefeu: "Unë mendoj gjatë gjithë kohës për Jayden dhe Sean Preston. Shpresoj që shumë shpejt të kem mundësi te jetoj nje jetë normale me ata. Gjatë një dite të zakonshme ne preferojmë të qëndrojmë së bashku. Unë i dërgoj ata në shkollë, pas disa orësh i marr dhe më pas nis të gatuaj për ta." [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]