Beyonce paraqitet për ndarjen e cmimeve Grammy me një paraqitje joshëse

Beyonce është një ndër këngëtaret më të njohura dhe të dashura të publikut. Ajo ka arritur që të godas gjithnjë në shenjë me publikimin e klipeve një pjesë e mirë e të cilave janë tkhyer menjëherë në hite. Sigurisht që mbrëmjen e djeshme , njesoj si shumë artiste as Beyonce së bashku me bashkëshortin e saj Jay Z nuk mund te mungonin. Pak kohë më parë ata kanë hedhur klipin e tyre më të ri në treg të quajtur "Drunk In Love" me të cilin performuan edhe në skenën e evenimetite te zhvilluar, për ndarjen e cmimeve Grammy.Beyonce u shfaq me një paraqitje joshëse që la pa fjalë të gjithë. Këngëtarja dhe rapperi kanë performuar rreth ores 8 të mbrëmjes dhe kanë arritur të trondisin një pjesë të mirë të audiences, kryesisht nënat. Sic dihet në një orë të tillë, ky spektakël ndiqet edhe nga fëmijet e grupmoshave të ndryshme , dhe me anë të reagimeve që kanë bërë në profilet e tyre te rrjetit social twitter, kanë lënë të kuptojnë se ishte një veprim i papërshattshëm. Beyonce u shfaq e veshur ekstaravagante, dhe për një kohë të gjatë ka bërë kërcimin twerk, i cili ka të bëjë me tundjen e të pasmeve. Për këtë të fundit ylli i serialit të dikurshëm "Hannah Montana" Miley Cyrus është kritikuar, pasi u shfaq së bashku me Robin Thicke në MTV vitin e kaluar.Përvecse Beyonce u akuzua se ka kopjuar stilin , kërcimin dhe levizjet e Mielyt, këngëtarja 32 vjecare duke hedhur një hap të tillë mund të themi se ka rrezikuar të fitojë mospëlqimin e fansave të saj . Theresa Baily shkroi në twitter :"Beyonce po vepron seriozisht ? Është ora 8 e mbrëmjes dhe ky nuk është një orar i pershattshëm për femeijët. Falenderoj zotin që të mijtë janë në gjum tashmë." Ndërsa Leah , një tjetër nënë u shpreh :"Gjithcka që unë pash në ate prformancë ishte thjeshtë Beyonce duke kërcyer Tweerk. Unë nuk do t`i lejoj kurrë fëmijët e mij të shohin këtë eveniment." Të tilla reagime si këto kanë qenë të shumta, por na mbetet te shohim se si do të shfajsohet këngëtarja, e cila nuk ngurroi të ndante dhe nje puthje me bashkëshortin e saj Jay Z, duke dashur të tregojë ate qe ndjen per babin e vajzes se saj Blue Ivy Carter.[gallery link="file" columns="9" orderby="title"]