Ditën e djeshme u publikua certifikata e lindjes së fëmijës së tretë të aktorit Hugh Grant
Ditën e djeshme u publikua çertifikata e lindjes së fëmijës së tretë të aktorit, Hugh Grant, i cili i përkiste gjinisë mashkullore. Por ndryshe nga dy fëmijet e tjerë që ai ka me të dashurën e tij Tinglan Hong, ky është fëmija që ai ka me një producente suedeze të quajtur Anna Elizabeth dhe ka dashur që ta mbajë sekret.Ky lajm u bë akoma dhe më tronditës në momentin që u mësua se i vogli kishte ardhur në jetë vetëm tre muaj përpara Felix, djalit që ai ka me Tinglan. Dy gratë kanë mesuar se kanë qenë shtatzanë në të njëjtën kohë.Një burim gjithashtu bëri me dije se Anna jetonte në Londër, në nje rezidencë shumë prane asaj të aktorit. Por burimi i lartpëmendur ka dhënë një tjetër deklaratë për "Daily Mirror" ku u shpreh: "Djali i Hugh dhe Annës nuk i ngjan aspak aktorit. Ai është njesoj si e ëma".Përsa i përket reagimit të të dashurës dhe njëkohësisht nënës së dy fëmijëve të tij, ende nuk dihet. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]