Miranda Kerr buzëqesh pavarësisht dhimbjes

Ditën e djeshme ish-bashkëshorti i Miranda Kerr, aktori britanik Orlando Bloom u pa të shoqërohej me një aktore franceze të quajtur Nora Arnezder dhe mesa duket çifti kishin nisur një romance sëbashku.Sigurisht që ky nuk është aspak nje lajm i mirë për ëngjellin e "Victoria`s Secret", e cila ditën e djeshme u fotografua duke qeshur pavarësisht dhimbjes që mund të ndjente.Miranda Kerr u fotografua në New York në nje formë te shkëlqyer dhe dukej se kishte përdorur tualet të rendë. Arsyeja, është sepse 30-vjeçarja ka kaluar të gjithë ditën duke realizuar një set fotografik në Big Apple.Miranda gjithashtu ka postuar mëngjesin e ditës së djeshme nje fotografi ku shfaqej duke u bërë gati për këtë set fotografik. Ndryshe nga fotografitë e publikuara deri tani, në fotografinë e saj në Instagram ajo shfaqej me pak tualet, me një bukuri natyrale.Modelja australiane dhe aktori britanik, Orlando Bloom, kanë nisur një romance sëbashku në vitin 2007. Në vitin 2010 ata vendosën që ta kurorëzonin dashurinë e tyre me një martesë, nga e cila kanë dhe nje djale 2 vjeçar të quajtur Flynn.Por muajin tetor të vitit të kaluar, çifti bën publik lajmin se i kishin dhënë fund marteses së tyre. Nëpër intervistat e dhëna ata pranuan se gjithçka kishte marrë fund në mënyrë miqësore dhe përsëri vazhdonin ta respektonin dhe kujdeseshin per njëri-tjetrin.Orlando pranoi:"Unë dhe Miranda nuk jemi miq, ne vazhdojmë të jemi një familje". Përsa i përket këtij të fundit ditën e djeshme u publikuan fotografi ku shfaqej sëbashku me aktoren franceze Nora, me të cilën nisi të shetiste me motorrin e tipit Ducati.Një burim pranë tyre pranoi se çifti ka kaluar dy orë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe vetëm kanë biseduar, duke moslejuar askënd tjetër t`i bashkohej.[gallery link="file" columns="9" orderby="title"]