Plumbi që shkatërron organet jetësore

Prezantohet në Las Vegas plumbi  i  ri i dizenjuar për të shkatërruar organet jetësore të njeriut dhe për të ndihmuar femrat për të mbrojtur shtëpinë e tyre nga të panjohurit.Plumbi që quhet R.I.P (Radically Invasive Projectile) i prezantuar nga "G2 Research"  është konsideruar si “plumbi i vetëm që ju nevojitet”."Doja të krijoja një plumb që funksionon ndaj atyre që hyjnë në shtëpi për të vjedhur apo për të sulmuar femrat e vetmuara. Kemi dëgjuar pafund histori të grave që mundohen të mbrojnë shtëpinë duke shtënë me armë ndaj keqbërësit 5-6 herë dhe sërish ai vazhdon t’i ndjekë. Doja të krijoja një plumb që mbaron punë me herën e parë" tha presidenti i G2 Research, Cliff Brown.Plumbi i cili është ideuar për t’u ndarë në 8 pjesë të vogla, “shpërthen” pasi hyn në trup duke prekur shumë organe dhe duke shkaktuar dëme fatale.