Adoleshentja indiane me trupin e një fëmije-Foto
Në pamje të parë Ajifa Khatun mund të duket si çdo vajzë e vogël e cila luan me vëllezërit dhe motrat e saj dhe që përqafon nënën e saj por ajo është një adoleshente që ka mbushur tashmë 19 vjeç.
Sipas familjarëve, Ajifa ka ndaluar të rritet normalisht pak para se të festonte ditëlindjen e saj të dytë.
Vajza indiane peshon vetëm 7.7 kg dhe ushqehet ende nga e ëma 42-vjeçare Apila. Sipas familjes së Ajifas ajo ka lindur në vitin 1994 dhe ka qënë një fëmijë i shëndetshëm por papritmas ajo nuk u rrit më.
E ëma e saj thekson se mjekët gjithmonë ka ndryshuar versionin e tyre për gjendjen e Ajifas duke theksuar në fillim se do rritej përsëri, më pas se kishte kancer dhe më vonë se ka njëçrregullim hormonal. Kështu- thotë Apila ende nuk e dimë arsyen se përse vajza jonë është në këtë gjendje.
Ndërkohë shkencëtarët mendojnë se Ajifa mund të jëtë e sëmurë me sindromën Laron, një çrregumin shumë i rrallë gjenetik që ka prekur rreth 300 persona në të gjithë botën.