Adele: Do të dëshiroja shumë që të isha e pranishme
Këngetarja e njohur Adele e cila ka arritur të na mahnisë me vlerat e saj vokale , pas publikimit të këngëve si "Someone Like You", "Rilling In The Deep" e shumë të tjera ështe mësuar se mbrëmjen e djeshme , kur u zhvillua evenimenti i ndarjes se cmimeve Grammy, nuk ishte e pranishme. Sigurisht që një lajm i tillë nuk i ka pëlqyer aspak fansave dhe mbështetesve dhe arsyet përse ajo nuk mundi të pozonte në tapetin e kuq me cmimin e saj në dorë ende nuk janë bërë të ditura.Krijuesja e hitit "SkyFall" e cila është e perdorur si një kolonë zanore në filmin e James Bond, falë kësaj kënge të mrekullueshme ka arritur qe te jetë fituesja e një cmimi Oscar, një tjetër cmimi Golden Globe dhe tashmë ka fituar një Grammy si "Kënga më e mirë nga një film." Këngëtarja britanike pak orë më parë ka postuar edhe një status në profilin e saj të rrjetit social twitter ku ka shkruar :"Do të dëshiroja shumë që të isha e pranishme. Ju falenderoj për cmimin Grammy. Ky është i dhjeti. Uroj të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme. Unë tani jam krevat duke pushuar." Përfudnoi ajo.Përsa I përketë albumeve të këngëtares shumë shpejt pritet që ajo të hedh në treg albumin e saj të katërt. Albumin e parë Adele e titulloi 19 ndërsa te dytin 21 . Ajo vendosi që ti quante kështu për shkak të moshës së saj. Kur publikoi albumin e aprë ishte 19 vjec ndërsa kur publikoi të dytin ishte 21. Përsa i përketë albumit të tretë është bërë me dije se nqs do të hidhet në treg përpara ditëlindjes së saj do të quhet 25, nëse e hedh më pas do ta quajë 26. [gallery link="file" columns="9" orderby="title"]