Stuhia e borës bllokon rrugët në Serbi

Shërbimet emergjente në Serbi kanë evakuuar mbi 1,000 persona të bllokuar në makinat e tyre, dhe autobusët në veri të vendit, për shkak të stuhisë së dëborës.Hekurudhat serbe njoftojnë po ashtu se kanë evakuuar dhjetra udhëtarë të bllokuar në dy trena, që i kishte zënë dëbora, në rajonin e Vojvodinës.Zyrtarët shtetëror kanë mbyllur të shtunën për shkak të motit të keq, edhe vendkalimin kryesor kufitar me Hungarinë.Erërat, po fryjnë deri në 160 km/h, në disa rajone kanë krijuar probleme të mëdha.Autoritetet serbe i kanë bërë thirrje banorëve në Vojvodinë që t’i anullojnë udhëtimet dhe të rrinë në shtëpitë e tyre gjatë fundjavës.