Allegri nuk motivoi dot si duhet Milan, Malaga me një rezultat të bardhë
Në grupin C Milan dhe Malaga që e kishin prerë bileten për fazen e 1/8 nuk kanë arritur ta mbyllin fazen e grupeve me fitore përballë Zenit dhe Anderleht. Kuq e zinjtë e drejtuar nga Alegri dhe me shumë ndryshime në formacion janë mundur në San Siro nga Zenit që pas kësaj fitore ziguron pjesmarrjen në Uefa Europa Lige.Miqt nga Rusia arrijnë të kalojnë në në avantazh në minute e 35 të pjeses së parë. Dani shënoi golin e vetëm në takim ndërsa i sigurojë skuadres së tij pjesmarrjen në kompeticionin e dytë për nga rendësia në Europe. Deklarata e Alegrit duket se nuk kanë ndikuar te lojtaret e Milan qe jane dorzuar ndaj Ruseve pa arritur të shëojnë të pakten një golë përballë tifozëris së tyre edhe pse ishte një ndeshje e detyrueshme per tu luajtur nga Milan.Në takimin tjetër të Grupit C, Malaga dhe Anderlechti nuk kanë shkuar më shumsë se një barazim 2-2. Në këtë akim që u shënuar plot 4 gola, vendasit arrinë të kalojnë në avantazh vetem në minute e fundit të pjesës së parë. Duda hap serinë e golave në limitin e 45 minutave të para. Në presen e dytë miqt Belg arrinë të barazojnë rezultatn me Jovanoviç në minuten e 50. Ndërsa 10 minuta më vonë është përsëri Duda që i jep avantazhin skuadres së Malagas por miqt do të reagojnë përsëri duke barazuar rezultatin në minuatat e fundit me anë të Mbokani. Goli i këtij të fundit nuk do të shërbejë asgjë pai Anderleht i jep lamtumiren këtij kompeticioni.Pas ndeshjeve të fundit në grupin C Malaga është në krye të grupit me 12 pikë, Milani ka tetë pikë në vend të dytë, Zenit St. Petersburgu me shtatë pikë kualifikohet në Europa League ndërsa Anderleht i thotë lamtumirë aventures në këtë kompeticion.