Arsenal dhe Shalke nuk ishin në formën e tyre më të mirë

Në grupin B Arsenal dhe Shalke nuk kanë arritur ta mbyllin në mënyren më të mirë fazen e grupeve në Champions League. Londinezët e drejtuar nga tekniku Venger janë mundur në Greqi nga skuadra e Olimpiakosit me rezultatin 2-1. Vendasit kanë arritur të marrin tre pikë pasi kanë kthyer lojen nga disavantazhi në pjesen e parë. Tomas Rosicky i kaloi miqt në epërsi në minute e 38 për të vulosur rezultatin e pjesës së parë. Në pjesen e dytë gjërat ndryshojnë për mirë në skuadren e Greke e cila arrinë të barazojë dhe më pas edhe të fitojë të gjithë ndeshjen. Giannis Maniatis arrinë të bazojë shifrat në minute e 64 ndërsa goli i fitores për skuadren e Olimpiakosit e shënon Mitroglou pas 10 minutash. Ky do të jetë goli i fundit i këtij takimi që do të përfundojë me fitoren e vendasve. Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Schalke ka barazuar me rezultat 1-1 në transferten e franceze kundër skuadres së Montpelie. Pjesa e parë e kësaj përballje mbyllet me rrjeta të paprekura ndërsa në fillim të 45 minutave të dyta skuadra Gjermane arrinë të shënojë e para me anë të Hoedes. Reagimi vendasve nuk do të vonojë shumë ndërsa Herrera arrinë të barazpeshojë shifrat pas 4 minutash duke kthyer gjithçka në barazpesh. Ndeshja mbyllet në barazim ndërsa fitorja nuk i intereson asnjërës skuadër pasi Shalke duke përfituar edhe nga rezultati i ndeshjes tjetër mban vendin e parë në renditje ndërsa Montpelie luante vetem për statistika pasi ishte eleminuar që në ndeshjet e mëparshme.Pas ndeshjeve të fundit në grupin B Schalke mban vendin e parë me 12 pikë, dy më shumë se Arsenali në vend të dytë. Olympiakosi kualifikohet në Europa League ndërsa kampionet francez të Montpelie mbyllin këtu aventuren e tyre në Champions League.