Holandë, futbollistët adoleshentë vrasin arbitrin

E tërë Holanda është shokuar nga vdekja e një gjyqtari anësor që u sulmua dhe u rrah për vdekje pas një ndeshjeje miqësore futbolli mes dy skuadrave të rinjsh.Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën kur një skuadër e kategorisë së të rinjve të Amsterdamit, Niew Sloten, luante në transfertë kundër ekipit Buitenboys.Në përfundim të takimit, arbitri është goditur vazhdimisht në fytyrë nga tre lojtarë të skuadrës së Amsterdamit pasi ishte rrëzuar prej tyre në tokë.Pak orë më vonë ai u shtrua në spital për shkak të dhimbjeve të forta dhe nuk vonoi shumë para se të binte në gjendje kome, ndërsa sot u shpall klinikisht i vdekur.Ministrja holandeze për Sportin, Edith Schippers e ka cilësuar si “të tmerrshme” ngjarjen dhe ka siguruar se Federata Holandeze e Futbollit dhe drejtësia do të reagojnë ashpër kundër veprimeve të tilla.