Nesër Champions League më e fortë se kurrë
Emocionet e kompeticionit me të rëndësishem Europian për skuadra do të vazhdojnë edhe në diten e nesërme ku do të luhen të gjitha përballjet e grupeve E, F, G dhe H. Ndryshe nga 4 grupet e para në disa nga këto grupe akoma nuk janë përcaktuar skuadrat që do të kalojnë në fazen tjetër të Champions League. Në grupin E që ka rezultuar edhe grupi më më shumë të papritura Juventusi dhe Chelsi luajnë shanset e fundit për tu kualifikuar për në fazen tjetër. Bardhezinjtë kanë më shumë shanse pasi u mjafton vetem një barazim në ukrain ndërsa londineset presin ndonjë surprizë në ndeshjen Juventus - Shaktar. Në mbrëmjen e neserme në grupin E do të luhen këto përballje:Chelsea do te pres në Stemford Bridg skuadren e Nordsjeland. Ndërsa supërsfida e mkësaj premje është padyshim ajo mes Shaktarit dhe Juventusit që do të luhet në Donetsk.Në grupin F do të luhen këto takime: Në Alians Arena Bayern I kualifikuar do të pres Bate Borisov për tu hakmarr për humbjen e ndeshjes së parë, ndërsa Valencia do të udhëtojë drejt frances ku do të përballet me Lilë.Në grupin G do të luhen këto ndeshje: Barcelona e kualifikuar tashm pret Benfiken në Camp Nou ndërsa Seltik do të pres skuadren e Spartakut të Moskës.Në grupin H. Braga do të luajë kundër Galatasarait ndërsa Manchester kundër skuadres së Kluzhit. Të gjitha këto përballje do të luhen neser në oren 20:45 ndërsa pritet të mos mungojnë surprizat.