Paris Saint Germain kualifikohet e para në grupin A

Në grupin A janë luajtur ndeshjet e fundit te fazes së grupeve. PSG ka mposhtur Porton me rezultat 2-1 për t'u kualifikuar si skuadra e parë në grupin A. kryeqytetasit Francez pas shumë vitesh munges në këtë kompeticion kanë arritur të kualifikohen për në fazen tjeter duke treguar se jane nje skuader e forte qe kerkon nje perfaqsim dinjitoz. Të besuarit e teknikut Ancheloti e nisin mire ndeshjen duke shenuar te paret me ane te Thiago Silves i cili kaloi francezët në avantazh pas një asisti të Maxuell në minute e 30. Barazimi nuk zgjat shumë pasi miqt reagojnë vetem pas 3 minutash. Martinez realizon per skuadren e Portos dhe barazoin rezultatin, duke i dërguar skuadrat në pushim me shifra të barabarta. Në pjesen e dytë vendasit do të kalojnë përsëri në avantazh me anë të Lavecit në minute e 61, pas një topi të dhënë nga Zheremi Menez. Me këtë gol të argjentinasit francezët arrinë të marrin fitoren në këtë takim që vlen për vendin e parë në renditje.Në ndeshjen tjetër të këtijë grupi përballja mes Dinamos së Zagrebit dhe Dinamos së Kievit ka përfunduar në barazpesh 1-1. Skuadra Kroate ka arritur te marre piken e pare per te mos u larguar me 0 pike nga kompeticioni. Golat në këtë takim u shënuan në fund të pjeses së parë dhe në fund të takimit. Të parët që kalojnë në avantazh janë miqt me anë të Jarmolenko ndërsa vendasit kanë barazuar vetem në minutat e fundit të takimit. Kërstanoviç shënon golin e barazimit në limitet e lojes duke i dhene skuadres se tij jo vetem barazimin por edhe piken e pare dhe te nderit. Pas ndeshjeve të fundit PSG dhe Porto kualifikohen per ne fazen tjeter. Francezët kryesojn grupin me 15 pikë, dy më shumë se Porto në vend të dytë. Dynamo Kyivi do të luajë në Europa League ndërsa Dinamo e Zagrebit e mbyll aventuren në champions me vetem një barazim.