Frank De Boer kerkon fitore ndaj Real

Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, në prag të ndeshjes kundër real Madrid ka deklaruar se skuadra e tij do të kërkojë fitore kundër Real Madridit, në mënyrë që të sigurojë kualifikimin në Europa League. Klubi holandez gjendet një pikë përpara Manchester Cityt, ndërsa fitorja kundër madrilenve në shtëpin e këtyre të fundit do tu siguronte kualifikimin në garën tjetër Europiane, pa marrë parasysh rezultatin mesManchester sitit dhe Borusies së Dortmund. "Për mua e rëndësishmja është që të bëjm një paraqitje të mirë kundër Real. Duhet ta mbyllim në mënyren më të mirë të mundshme këtë garë pasi kjo fiore do të na garantonte kalimin në Europa Lige ka deklaruar De Boer në konferencën për shtyp. Ai gjithashtu ka shtuar se në këtë takim kërkoj nga skuadra maksimumin e mundshëm për të vertetuar se sa vlejm dhe se jemi në gjendje të rivalizojmë edhe me skuadrat e mëdha Europiane.