Lazio mund Parmën dhe Roma Sienën

Lazio ka fituar 2-1 në Olimiko ndaj Parmës ndërsa edhe Roma ka fituar në transfert ndaj Sienas me rezultat 3-1. Për Lacialet Biava zhbllokon rezultatin për 1-0, ndërsa golin e dytë të të takim e shënoi Miroslav Klose në minute e 34. Parma e shënoi një gol në pjesën e dytë, por që nuk kishte vlerë pasi bardh e kaltrit arriten të ruanin avantazhin deri në minutat e fundit. me katë fitore të besuarit e Petkoviç ngjiten në vendine 4 me 29 pikë aq sa ka edhe fiuorentina që barazoi ndaj Sampdorias në firence me rezultatin 2-2. Ndërsa verdhe e kuqt e romes e nisin lojen keq pjesen e parë për tërekuper në të dyten. Të besuarit e e teknikut Zeman e mbyllin 45 minuteshin e parë në disavantazh ndërsa arrinë të kthejnë rrezultatin në pjesen e dytë. Golit të Neto në minute e 25 romaket i përgjigjen në pjesen e dytë me tre të tjerë. Matia Destro Barazoi rezultatin në minutën e 63-të, ndërsa Simone Perotta iu rikthye golave duke i dhënë epërsinë ekipit të tij në minutën e 86-të. Destro nuk do të mjaftohet me një gol në këtë ndeshje pasi do të shënojë për të dyten herë duke vulosur fitoren e Romës në 3-1