Rezultat i bardhë për Bayern dhe ndeshjet e tjera në Bundesliga
Në gjermani është luajtur java e 15 e kampionatit gjerman ndërsa sfida më e rëndësishme e kësaj jave ka qenë padyshim ajo mes kamopionëve në fuqi dhe kryesuesve aktual të Bundesliges. Në Alinaz Arena Bayern Mynih, ka barazuar me rezultatin e 1-1, kundër Borussia Dortmund, në një ndeshje që dhurojë emocione të shumta deri në vërshëllimen e fundit. Në këtë takim bavarezët edhe pse kaluan të paret në avantazh nuk arriten të hakmerren ndaj verdhe e zinjve që në edicionin e kaluar i kishin mundur në të gjitha kompeticionet. 45 minutat e para përfunduan me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesen e dytë skuadrat do të gjenin rrugen e rrjetes por pa arritur të marrin tre pikët. Një i bukur në zonë I mesfushorit Toni Kroos, sjellë avantazhin e skuadres bavareze në minute e 67. Pas një asisti të dhënë nga Thomas Mueller gjermani Kros mposht portierin e durtmund dhe zhbllokon sfiden. Ky avantazh I skuadres së Jup Henkes nuk do të zgjasë shumë pasi është Mario Gëtse që mendon për të barazpeshuar sfiden 7 minuta më vonë. Dy gjigantet e futbollit gjerman ndajnë nga një pikë ndërsa një merit të veqant për këtë barzim ka edhe portiere I verdh e zinjve që në disa raste bën pritje shpëtimtare. Pas javës së 15-të, Bayern Mynih kryeson Bundesligen me tetë pikë më shumë se ndjekësit më I afërt Bayer Leverkusen dhe 11-të më shumë se Borussia Dortmund që mban vendin e tretë në renditje. Në ndeshjet e tjera të flefshme për javen e 15 të bundesliges janë shënuar këto rezultate: Fortuna Dysseldorf - Eintrkat Frankfurt 4-0Augsburg - Freiburg 1-1Leverkusen - Nurnberg 1-0Greuther Furth - Stittgart 0-1Mainz - Hanover 2-1Schalke - Monchengladbach 1-1Mayern Munich - Dortmund 1-1Hoffenheim - Werder Bremen 1-4, Wolfsburg - Hamburger 1-1