Real Madrid fiton derbin, Barcelona shkatërron Atl. Bilbaon

Derbi i kryeqytetit spanjoll mes Real Madrid dhe Atletiko Madrid Ka përfundur me fitoren e të besuarve të mourinjos të cilet në vitet e fundit kanë dominuar këtë derbi të shtetit Iberik.Madrilenet e drejtuar nga tekniku portugez kanë dominuar derbin kundër Atletico në Bernabeu duke fituar me rezultat 2-0. Një supergoditje e lirë e ekzekutuar nga Cristiano Ronaldo ndalet në rrjetin e portës miqve që në minute e 15. Me golin e portugezit të shënuar në 15 minutat e para mbyllet pjesa e parë e ndeshjes. Në fragmentine dytë të lojes skuadra mbretërore humbet shumë raste për shënim. Në minute e 66 të ndeshjes do të vi edhe dyfishimi i rezultatit. Ronaldo jep një top të mirë për Mesut Ozil, ndërsa ky i fundit e shndërron në golë duke i dhënë skuadres së tij sigurinë në minutat e mbetura duke vulosur rezultatin në 2-0. Pas kësaj fitoreje, Real Madridi gjendet pesë pikë prapa Atletico Madridit që mban vendin e dytë, ndërsa Barcelona është 11 pikë larg kampionit në fuqi të spanjes.Në ndeshjen tjetër tërëndësishme të kampionatit Spanjoll Barcelona ka shkatërruar 5-1- skuadren e e Atletiko bilbaos. Viktima e kësaj mbrëmjeje ishte për blaugranat ishte skuadra Baske që pësoi një Manita në Kamp Nou. Zherard Piqe hapë serinë e golave për vendasit në minuten e 22. Ndërsa tre minuta më vonë është Lionel Messit ai qëdyfidhon shifrat. Goli tret për Blaugranat shënohet nga Adriano qe e çon në tre numrin e golave të realizuar në 45 minutat e para. Në fillimin e pjeses së Dytë Barcelona do të shënojë një tjetër golë por tani është Fabregas që gjen rrugen e rrjetes pas një topi përfekt të Andres Iniestes. Në minute e 66 vendasit arrinë të shkurtojnë diferencat me anë të Gomes por vetem për pak caste pasi Lionel Mesi shënon golin e dytë përsonal dhe të pestin për skuadren e tij duke Vulosur të gjithë takimin. Argjentinasi me dopieten e realizuar tashmë ndodhet vetem një gol larg rekordit të Myler. Pas kësaj itore Barcelona vijon të shkëputet në renditje duke hedhë hapa të sigurt drejty titullit kampion që tashmë duket krejtësisht në duart e Katalanasve.