Balotelli dhe Sneijder trazojnë merkaton e dimrit
Mbetet edhe një muaj deri në hapjen zyrtare, por merkato e dimrit është nxehur që tani pasi emra të mëdhenjë të futbollit europian pritet të ndërrojnë fanellë. Ndër shumë emra të mëdhenj që pritet të ndërrojnë skuadër në Janar është Mario Balotelli dhe Wesley Sneijder, për të cilët shumë prej skuadrave më të mëdha të Europës do të garojnë ashpër gjatë mërkatos së ardhshme. Sulmuesi italian është në krye të listës së blerjeve të Milanit por edhe të skuadrave të tjera si PSG apo edhe një rikthim i mundshëm te skuadra e Interit. Kuqezinjtë janë një hap më përpara se skuadrat e tjera ndërsa Mario Balotelli do të ishte dhurata idealaer e klubit për tifozët dhe trajnerin Allegri. Ndërkohë, emri tjetër që pritet të përshtjellojë merkaton është Wesley Sneijder. Mesfushori holandez ka prishur çdo raport me Interin dhe largimi i tij në janar është mëse i sigurt. Në krye të skuadrave që kërkojnë shërbimet e tij është PSG por nuk mbeten prapa as Manchester Unitet dhe Bayern Mynih. Djajtë britanikë e kërkojnë prej kohesh holandezin ndësa edhe Bavarezët së fundmi kanë shprehur një interest ë madh për shërbimet e Tulipanit. ndërsa Klubi francez i PSg është një hap më përpara pasi në tratativa mund të përfshi argjentinasin Pstore që pëlqehet shumë nga tekniku zikalter Stramacioni. Snajder ashtu si baloteli nuk po kalon moment të mira te skuadra milaneze për faktin se nuk pranojë të rinovojë kontratën e cila parashikon ulje të të ardhurave. Përveç këtyre emrave në merkaton e janarit priten të largohen edhe dy sulmues të talentuar siç janë Lorente dhe Huntelar. I pari është në radaret e Juventusit ndërsa i dyti është pranë një transferimi në londer te skuadra e Arsenal. Trajneret Konte dhe Venger kërkojnë prej kohesh një sulmues tipik goli ndërsa bomberi spanjoll dhe ia holandes duket se janë përforcimet e duhura për zonjen dhe Topçinjtë